Aktivisti Donald Dervishi foli në emisionin “Arnautistan” për martesën e tij me një shtetase amerikane.
Ai tha se i vjen keq për ata që e kanë komentuar si lidhje interesi, vetëm për shkak të diferencës së moshës.
Donaldi thotë se prindërit fillimisht mbetën të befasuar, por duke parë harmoninë dhe dashurinë mes çiftit e pranuan lidhjen.
Jam martuar me një amerikane. Ka një diferencë moshe, është 15 vjet më e madhe. Nuk është se më kanë shqetësuar reagimet, por më preku një shpërndarje e një interviste timen. E pashë në faqen e një kolegu tuaj. Më ngeli merak sepse mendoj që duhet të isha pyetur. Kishte reagime të tilla të tipit, çfarë bën ky djalë i ri, martohet me një shtetase të huaj më të madhe. E lidhin me faktin që jam martuar për pasaportë! Më vjen keq për shoqërinë sepse kanë mbetur në një kohë, ku nuk shikojnë probleme të tjera që ka shoqëria, por kalojnë kohë duke komentuar personazhe që i lexojnë përciptasi. Shumica mbeten te titulli. Titull kryesor kanë vendosur: Djali që është martuar me shtetasen 15 vjet më të madhe. Që këtu ti e tërheq klikimin. Kush është ky person si individ i kësaj shoqërie. Këtë e kam vërejtje për gazetarët, që nuk i japin informacion publikut, por e orientojnë drejt diçkaje sipërfaqësore, që është një pikë ujë në oqean. Reagojnë për një individ që ka zgjedhur ta jetojë jeton siç i do qejfi atij. I kam hequr këto barriera, që kur kam menduar ta jetoj jetën siç dua unë. Për reagimin një pjesë janë cinikë. Media si qëllim duhet të ketë të përçojë një mesazh te publike.
Kemi që nga 2017-ta që jetojmë bashkë. Në 2019-ën kemi lidhur kurorë. Nusen e kam gjetur me tre fëmijë. Tani kemi fëmijën e katërt, unë jam bërë baba. Nuk më vjen keq që disa komentojnë, por komentojnë nga padija. Prindërit në fillim kanë mbetur të befasuar, si çdo familje shqiptare. Reagimi ka qenë i fortë, kundërshtues, por duke parë marrëdhënien tonë, mënyrën si flisnim, që përçonim pozitivit, harmoni, dashuri, e panë që s’duhet ta kishin si çështje debati në familje. Vëllai, motra, më kanë mirëkuptuar. Njerëzit e tjerë, halla, xhaxhai, më kanë mirëkuptuar. Kristina ka qenë shumë e dhënë pas lidhjes, dhe ka qenë shkaku më kryesor që lidhja jonë pati sukses. Më la të kuptoja që më donte vërtet, nuk është se më donte për të kaluar kohën. Publikut i them që të reagoni më pak për këto çështje personale, dhe më shumë për ato që ju shqetësojnë në jetën e përditshme”.



