Protesta e opozitës/ Rrethohet Kryeministria me gardh metalik, reagon Ambasada Amerikane (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Rrethohet Kryeministria me gardh metalik, reagon Ambasada Amerikane (VIDEO)

Protesta e sotme e opozitës e caktuar prej orës 18, duket se ka intensifikuar forcat e sigurisë përreth objektit të kryeministrisë, aty ku do të mbahet protesta e opozitës.

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës. Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Përveç forcave të policisë, godina e Kryeministrisë është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.

Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë. Instalacioni  në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Rama nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare.

Në qendër të vëmendjes së policisë ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.

 Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane, u ka bërë apel sot qytetarëve të saj, që të bëjnë kujdes gjatë protestës së sotme. 

http://www.tematv.al/2019/04/13/protesta-ambasada-amerikane-qytetar-ve-t-saj-b-ni-kujdes-sot

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy