Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Ruben Saraiva: Më rrezikohet jeta në Shqipëri

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Ruben Saraiva: Më rrezikohet jeta në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i cili një ditë më parë u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.

28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në deklarimet para togave të zeza ndonëse ka mohuar përfshirjen në vrasje është shprehur i frikësuar se mund ti rrezikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.

"Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar", mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.

Pas caktimit të masës së sigurisë arrest në burg pa afat, nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari Portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, nga ku mësohet se është hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë së tij.

Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy