Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës miraton raportin final dhe ia dërgon Kuvendit për votim

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës miraton raportin final dhe ia dërgon Kuvendit për votim

Komisioni Hetimor ka prezantuar sot raportin e tij përfundimtar.

Komisioni sapo ka miratuar raportin final dhe do t’ia dërgojë atë Kuvendit të Shqipërisë, për ta futur në seancë plenare. Të hënën në Konferencën e Kryetarëve do të vendoset dhe data se kur do të votohet ky raport në Parlament.

Raporti voluminoz prej më shumë se 50 faqe, të cilin e lexoi Hyseni, saktwson se Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë shprehur pro raportit final.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se draft-raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta është i ndarë në përmbledhje ekzekutive të raportit, renditja e fakteve, hapat ligjor, hapat proceduriale, aktet e administruara në procesin hetimor dhe vlerësimit i komisionit dhe rezultate e hetimit.

Hyseni parashtroi 11 pika mbi objektin e hetimit të Presidentit.

“Hetimi dhe verifikimin nëse aktet e kryera dhe deklarata e dhëna nga Presidenti i Republikës përpara dhe pas fushatës zgjedhore si dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të rëndë të kushtetutës. Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishjen e ekuilibrit politik, qetësisë publike,nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrja dhe intimidimi i institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhënien me partnerët strategjik të Shqipërisë. Hetimi i shkeljeve të nenit 86 pika 1. Presidenti si kreu i shteti dhe përfaqësues i uniteti të popullit. Neni 88 pika 3 betimi. Neni 89 i Kushtetutës papajtueshmëria me ushtrimin e funksioneve. Hetimi i shkeljeve të nenit 88 pika 3 në mënyrë të veçantë.  Hetimi i shkeljeve të procesit zgjedhor. Hetimi që lidhet me marrëdhëniet me jashtë. Hetimi i shkeljeve që lidhen me pavarësinë e organeve publike. Hetimi që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Hetimi shkeljeve të nenit 94 të kushtetutës, ndalimi i ushtrimit të kompetencave që nuk janë parashikuar në Kushtetutë dhe ligj. Vlerësimi i komisionit mbi natyrën e shkeljeve. Verifikimi i akteve dhe sjelljeve dhe  qëndrimeve të caktuara të Presidentit në lidhje me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese”, tha Hyseni.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë raportin hetimor të hartuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.

Po në atë seancë, ligjvënësit shqiptarë do të votojnë dhe për shkarkimin e Presidentit.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin meta të ndaloje këtë fushatë.  Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund.” tha ndër të tjera Hyseni duke iu referuar raportit, për të cilin u shpreh se do i dërgohet Kuvendit për votim brenda 7 ditëve.

Puna e Komisionit ka zgjatur gati tre javë dhe u ngrit për të provuar shkeljet kushtetuese të Presidentit Ilir Meta.

Presidenti Meta nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave. Ai ka deklaruar më herët se nuk e njeh autoritetin e komisionit, që është ngritur sipas tij nga një parlament jo-legjitim.

Pjesë e këtij komisioni janë nëntë anëtarë. Zëvendëskryetar është përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi. Sekretare e komisionit ndërkaq është socialistja Klotilda Bushka.

Anëtarë të tjerë të komisionit janë: Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çarçani.

Ky komision i posaçëm, në fund të punës së tij, do t’i paraqesë Kuvendit një raport. Ky i fundit, nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuesja është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit, nëse ai qëndron në detyrë apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy