Aksident në autostradë Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Aksident në autostradë Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Tiranës sqaron se rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti  tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit:

- S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf).

- I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe  Xh.H., 17 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy