Afera McGonigal/ Berisha: Edi Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane, nuk janë Damanë dhe Kraja ata

Afera McGonigal/ Berisha: Edi Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane, nuk janë Damanë dhe Kraja ata

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia amerikane.

Në fjalimin e zakonshëm të mbajtur nga dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha tha se hetuesit amerikanë “nuk janë Damanë dhe Kraja”. 

Edi Rama, ti në krye të grupit të strukturuar kriminal McGonigal-Dorian Duçka-Neza-Gjiknuri, etj, je bërë personi më i damkosur sot në Europë për korrupsion. Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para more me licencën që dhe për Damianin dhe Nezën.
Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para po paguan tani për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe drejtësisë amerikane. Por nuk shpëton se nuk janë Damanë ata, nuk janë Kraja ata. Jo, jo, je i pashpresë, por në radhë të parë je i pashpresë, je i humbur sepse luftëtarët e Rrugës së Shpresës çdo ditë ecin të sigurt drejt fitores. Rrugët, sheshet e Tiranës do shndërrohen në rrugët dhe sheshet e fitores. Asgjë nuk mund të mposhtë opozitën pa realizuar qëllimet e saj. Duke përfunduar, edhe njëherë shpreh besimin tim se luftëtarët e të vërtetës, se ju, njerëzit e kauzës së drejtë, njerëzit e betejës pa kthim për interesin e çdo shqiptari, do të çoni Shqipërinë drejt fitores.
Ne do fitojmë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy