Pajisja me dokumente e emigrantëve në Greqi, Malaj: Ligji më shumë në favor të punëdhënësit

Pajisja me dokumente e emigrantëve në Greqi, Malaj: Ligji më shumë në favor të punëdhënësit

Ish-kandidati për deputet në Greqi, Fatos Malaj, për amendamentin e miratuar në parlamentin grek, i cili parashikon lehtësimin e pajisjes me dokumente të emigrantëve, thotë se kaloi një amendament parlament dje, i punuar nga ministria e Punës.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai u shpreh se ka shumë pikëpyetje për mënyrën se si duhet të pajisen këta emigrantë me leje, pasi duhet të vërtetojnë se janë 3 vitet e fundit në Greqi, me një deklaratë të një punëdhënësi, i cili do i bëjë kontratë pune.

Aty ku kërkohet vërtetimi për shtatë vitet e fundit në Greqi, emigrantëve shqiptarë më parë u mjaftonte vetëm vula e hyrjes, por nuk dihet a do të ketë të tilla mundësi emigranti shqiptarë të vërtetojë qëndrimin vetëm me vulën, apo do të kërkohen vërtetime të tjera plotësuese.

Koha që ky emigrant i paligjshëm është në Greqi, me lejen e mëparshme, kërkohet që gjatë gjithë 7 vjeçarit, mos të mungonte më shumë se 6 muaj në Greqi.

Thuhet që emigrantët do të aplikojnë në sistemin online me vërtetimet, dhe me një deklaratë të punëdhënësit, që do të bëjë të mundur punësimin e tij dhe brenda 40 ditëve do të shqyrtohen këto të dhëna dhe do të jepet një vërtetim që është një leje qëndrimi provizore.

Pasi të marrin vërtetimin, lejen e përkohshme do ketë mundësi që brenda dy muajve, pronari t'i ketë bërë kontratën e punës dhe ta ketë siguruar.

Thuhet që ky emigrant duhet të jetë vazhdimisht në marrëdhënie pune, po e paqartë nëse duhet të jetë tek i njëjti punëdhënës dhe sa mundësi do të ketë të qëndrojë pa lëvizur.  

Nuk e di nëse janë 30 mijë. Nuk mund të punosh në punë të zezë se ka kontrolle të vazhdueshme nga kontrollet e shtetit dhe gjobat që iu vendosen punëdhënësve janë aq të mëdha, shkojnë deri në mbylljen e biznesit.

Malaj shtoi se punëdhënësit, sidomos në fushën e agrotëve dhe në ndërtim, kërkojnë punëtorë, pasi  ka një mungesë të madhe si në ndërtim, ashtu dhe në këto fshatrat që mbledhin agrumet dhe perimet.

Por ky amendament është në favor të atyre emigrantëve që vërtetë duan të jetojnë dhe të punojnë në Greqi.

Por siç kemi vënë re shumica e emigrantëve marrin leje për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian.

Por me këtë amendament me largimin nga puna, humb edhe të drejtën e qëndrimit. Ndaj mos të bien viktima e avokatëve.

Ky amendement nuk të jep mundësinë e një leje qëndrimi të mëparshme.

Me leje qëndrimi janë rreth 400 mijë shqiptarë, por të jeni të sigurtë se çdo familje ka dhe një të paligjshëm.

Bëhet fjalë për një ligj që është në favor të punëdhënësit më shumë se sa të emigrantit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy