Mbërrijnë afganët e parë, Rama: Shtëpia e shqiptarit dhe e mikut! Kim: Krenarë! Xhaçka: Detyrimi ynë (VIDEO)

Mbërrijnë afganët e parë, Rama: Shtëpia e shqiptarit dhe e mikut! Kim: Krenarë! Xhaçka: Detyrimi ynë (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rinas kanë mbërritur 121 afganët e parë. Ata janë pritur në Aeroport nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Transporti i tyre është kryer me avion civil nga Tbilisi, ndërsa me të mbërritur në Rinas ata i janë nënshtruar një kontrolli.

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar një video të mbërritjes së refugjatëve.

Ai shkruan se shqiptarët si vend e popull krenohen me traditën dhe se ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.

Nga ana e saj ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka qenë e pranishme edhe gjatë orëve të para pas mesnatës në Aeroportin e Rinasit, ku mbërriti grupi i parë afganëve thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, e shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë mik dhe aleat.

Mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.

Ndërsa në fjalën e saj gjatë pritjes së afganëve, Xhaçka tha se për 20 vjet ata ishin aleatët tanë dhe se ishte detyrim që të mos i braktisnim në mëshirën e talebanëve. Frika për sulme terroriste, si ajo që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Kabulit tha Xhaçka ishte shtysa për t'i evakuuar sa më shpejt ata nga Afganistani. 

Xhaçka e cilësoi momentin e mbërritjes së afganëve 'shumë emocionues', ndërsa u shpreh se janë 121 jetë të shpëtuara nga tmerri i luftës.

Ajo vë edhe njëherë theksin tek tradita shqiptare e mikëpritjes, ndërsa shkruan se nuk ishte rastësi as strehimi i hebrenjve e shqiptarëve të Kosovës.

Ministrja bën me dije se grupi i parë i afganëve do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës, duke shtuar se afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.

Whatsapp Image 2021 08 27 At 05.40.16

Kujtojmë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 4 mijë afganë. Sipas kryeministrit Edi Rama qëndrimi i tyre në vendin tonë do të jetë i përkohshëm, pasi ata do të zhvendosen përfundimisht në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy