
Fushata zyrtare zgjedhore për vendoret e pjesshme të 6 marsit, nis zyrtarisht sot.
Për shkak të numrit të pakët të bashkive ku do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj, fushata do të zgjasë vetëm dy javë.
Në 6 mars, do të garojnë 20 kandidatë nga katër subjekte politike për bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.
Si asnjëherë tjetër, në këto zgjedhje partia më e madhe e opozitës, ajo demokratike, hyn në garë me dy kandidatë, ata të Bashës dhe Berishës nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.
Gara më e fortë, pritet të jetë në bashkinë e Durrësit dhe atë të Shkodrës.
KANDIDATËT:
Partia Socialiste
-Shkodër, Majlinda Angoni
-Durrës, Emiriana Sako
-Lushnje, Eriselda Sefa
-Rrogozhinë, Edison Memolla
-Vorë, Blerim Shera
-Dibër, Rahim SpahiuPartia Demokratike
-Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
-Bashkia Dibër, Luan Haka
-Bashkia Vorë, Ymer Marku
-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa
-Bashkia Durrës, Luan Hoti
-Bashkia Shkodër, Xhemal BushatiKoalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L
-Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
-Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
-Bashkia Durrës, Ardian Muka
-Bashkia Lushnje, Elton Bano
-Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
Të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars, të implementohet në bashkinë Vorë, qarku Tiranë.
44 qendrat e votimit në Vorë, do të pajisjen me pajisje elektronik të votimit dhe numërimit elektronik, të cilat u përdorën në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2021.
Për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 përqind të tyre, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.



