“Kunati” kap 21 kg hashash në Tiranë (VIDEO)

“Kunati” kap 21 kg hashash në Tiranë (VIDEO)

Një grua dhe burri i motrës së saj u arrestuan pas operacionit antidrogë koduar “Kunati”. Policia njoftoi se ne pranga u vune shtetasit: Ndriçim Kuka, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake. Armet dhe 21 kg e lendes se dyshuar narkotike i jane gjetur ne banes shtetasit Ndricim Kuka. Bimet e mbjella jane gjetur ne banesen e shtetases Bukurijes.

Policia sqaron se Ndricimi eshte burri i motres se Bukuries. Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa, – disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza, – 1 armë zjarri tip pushkë – 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy