
Ambasada amerikane në Kiev ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të pranishëm në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.
Lajmërimi është bërë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Ukrainë.
Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e dhunshme dhe e paparashikueshme për shkak të sulmeve të vazhdueshme ushtarake nga Rusia, me luftime aktive në vend dhe kushte të pasigurta . Ambasada e SHBA-së fton qytetarët amerikanë që të mos hyjnë në Ukrainë dhe ata në Ukrainë të largohen menjëherë duke përdorur transportin privat të disponueshëm nëse është e sigurt për ta bërë këtë. Shmangni tubimet e mëdha dhe ngjarjet e organizuara, pasi ato mund të shërbejnë si objektiva ushtarake ruse kudo në Ukrainë, përfshirë rajonet perëndimore.
Situata e sigurisë në Ukrainë është shumë e paqëndrueshme dhe kushtet mund të përkeqësohen pa paralajmërim. Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për sigurinë. Të dinë vendndodhjen e strehimit, ose hapësirën më të afërt të mbrojtur. Në rast të goditjes me mortaja dhe/ose raketa, ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe kërkoni menjëherë strehë.
Më pas ambasada u jep disa këshilla qytetarëve amerikanë në rast rreziku.



