Debati për antishpifjen, Rama: Nuk presim dot më gjatë, do ta miratojmë sot (VIDEO)

Debati për antishpifjen, Rama: Nuk presim dot më gjatë, do ta miratojmë sot (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e cilëson temë të nxehur artificialisht debatin që po bëhet për paketën antishpifje. Në fjalën e tij në seancën e sotme, ku kjo paketë pritet të miratohet, Rama tha se me këtë ligj synohet regullimi i medias online , ndërsa shtoi se ata që e kundështojnë nuk kanë ditur ta lexojnë.

Temë artificialisht e nxehur e ditës. Jemi përballë një turme që nuk lexon dhe e thotë hapur që nuk duam ligj, se çdo ligj cenon lirinë tonë. Sipas një raporti të OSBE-së në vitin 2017, në ¾ e shteteve anëtare të OSBE-së fyerja dhe shpifja janë vepër penale.  Ka tre qasje ndaj fyrjes dhe shpifjes. Legjislacioni më i ashpër është ai i Gjermanisë. Kodi penal gjerman parashikon 11 vepra penale për fyerje dhe shpifje. Është vendi ku ka më pak shpifje dhe fyerje. Në SHBA, Byroja Federale e Hetimit ndërhyn pa vendim gjykate dhe mbyll çdo lloj faqeje dhe çdo përmbajtje që konsiderohet cenuese”, tha Rama. 

Rama foli me emra në adresë të disa gazetarëve.  

Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit. Humbi gjyqin, tani del e proteston. Ky ligj është për të lehtësuar të gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin nga mëngjesi deri në darkë. Një hero tjetër është Mark Marku, që nuk la fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do ti thyente kokën me shishe. Ai duhet markuar me pullë të kuqe kur merr përsipër të flasë për lirinë e medias”, tha ai.

Sipas kryeministrit, falë ligjit të ri do të rregullohet një sektor që funksionon në shkelje të ligjit.  

Është një xhungël skllevërish të pasiguruar që merren në punë sot e hidhen nesër. Xhungël shëmbëlltyrash të paregjistruara, që merr para lart e poshtë dhe nuk paguan asnjë detyrim. Xhungël që prodhon urrejtje, dëshpërim. Ky ligj nuk e cenon asnjë fije të drejtën e shprehjes dhe lirinë e opinioneve. Ky ligj, Rudina Hajdari, garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të tua kur të ulin e të ngrenë sipas qejfit sepse ti në një moment të caktuar mendon me kokën tënde”, tha ai.

Rama u shpreh i vendosur për ta votuar sot paketën e shumëdiskutuar. 

"Nuk ka ligj të përsosur. Por nuk mund të presim. Ky ligj do të miratohet sot si një ligj kundër llumit të shpifjes. Ligji është 100% i përputhur me standardet ndërkombëtare", tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy