
Me urdhër të drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Pas këtij vendimi, 55 punonjës i janë drejtuar me peticion drejtuesve të institucionit, peticion i cili ka gjetur edhe mbështetjen e zëvendësdrejtorit të Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj. Megjithatë, kundërshtimi i këtij vendimi i ka kushtuar atij vendin e punës.



