
Policia ruse ka arrestuar një prift ultrakonservator gjatë një kontrolli në një manastir për gra të cilin ai e kishte marrë nën menaxhim. Arrestimi I tij sipas BBC është bërë pasi akuzohet se ka inkurajuar disa të rinj për të kryer vetëvrasje.
Ish-prifti mori manastirin Sredneuralsk pranë Yekaterinburgut në qershor pasi Kisha Ortodokse Ruse e ndaloi atë të predikonte dhe refuzoi të largohej. Sakaq ai ka mohuar edhe ekzistencën e koronavirusit.
Kleriku në fjalë u ndalua të predikonte në prill dhe më pas iu hoq e drejta për të mbajtur kryqin në maj, pasi u tha besimtarëve të mos i zbatonin masat për koronavirusin.
Sergiy ndihmoi në krijimin e Manastirit Sredneuralsk në fillimin e viteve 2000 dhe qindra besimtar janë mbledhur atje gjatë viteve për të dëgjuar predikimet e tij.



