Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta: Nuk ka tërheqje nga Presidenti, do mbështes pavarësinë e institucionit

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta: Nuk ka tërheqje nga Presidenti, do mbështes pavarësinë e institucionit

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka deklaruar se do të mbështesë gjithnjë pavarsinë e Gjykatës Kushtetuese.

Meta është shprehur se nga ana e tij nuk ekziston asnjë tërheqje për ta bërë këtë gjykatë funsksionale, por ka ende punë për ta plotësuar këtë proces të rëndësishëm.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Funksionale por ka ende punë për ta plotësuar. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësore.Shpresoj që të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të kenë përgjegjshmëri maksimale për të kuptuar rëndësinë e këtij institucioni për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Do mbështes pavarësinë e këtij institucioni.

Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit nga ana e procesit. Çdo spekultim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e Presidentit të kaluar dhe ish drejtuesit të KED, atëherë kishim një përpjekje për të kapur në mënyrë kriminale dhe mafioze, për të kapur një anëtar të presidentit nga mazhoranca. Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme kur KED ka vepruar për të plotësuar vakancat. KED u bllokua 3 herë dhe kjo ishte e qëllimshme. Dua të falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që vazhdon por mbi të gjitha ne duhet të monitorojmë funksionimin e saj në të ardhmen. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant" - tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy