E FUNDIT/ Atentat në Tiranë! Vritet me armë ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës tek Liqeni (FOTO)

E FUNDIT/ Atentat në Tiranë! Vritet me armë ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës tek Liqeni (FOTO)

Një atentat me arme zjarri ku si pasoje nje person ka mbetur i vdekur raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në zonën e liqenit artificial në Tiranë, tek ajo që njihet si Rruga e Kosovarëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 tek Liqeni Artificial në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima ka qenë punonjës në policinë e shtetit.

Ai është Artan Cuku, ish – Drejtori i Policisë së Vlorës është vrarë këtë të shtunë me armë zjarri në Tiranë.

Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në  2013 -ën. 

Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Mesohet se ai ka qendruar shtrire ne tokë dhe pa shenja jete.

Qytetaret kane degjuar krisma dhe kane lajmeruar menjehere Policine.

Ne zonen ku ndodhi ngjarja eshte krijuar panik pasi aty eshte nje zone e populluar. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk dihen rrethana të tjera rreth këtij atentati. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy