Luljeta Progni - Në vitin 1991 ish nënkryetari i PD, Neritan Ceka akuzoi kryetarin e partisë së tij Sali Berishën se përdori metoda antidemokratike për rrëzimin e Qeverisë së Stabilitetit që kryesohej nga Ylli Bufi. Neritan Ceka shkoi në zyrën e presidentit Ramiz Alia, lideri i fundit komunist dhe atje deklaroi dorëheqjen si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Ishte kaq paradoksale sepse Ramiz Alia nuk do të duhej të kishte asnjë lidhje me çfar ndodhte brenda Partisë Demokratike. Neritan Ceka deklaroi dorëheqjen duke premtuar se do të largohej përfundmisht nga politikla për tiu kthyer përkushtitmit të tij vetëm ndaj arkeologjisë. Në fakt e kundërta ndodhi, Neritan Ceka u kthye pak muaj më pas në krye të një partie të re, PAD, duke qëndruar aktiv në politikë 20 vitet që pasuan.



