
Nëndetësja argjentinase ARA San Juan mund të ketë shpërthyer. Një hipotezë e tillë është ngritur orët e fundit pas raportimeve se pas kontaktit të fundit me nëndetësen argjentinase është dëjuar një zhurmë e fortë.
E cilësuar si “anomali hidroakustike”, kjo ngjarje ka ndodhur një javë më parë por është bërë e ditur vetëm sot.
Frika më e madhe është ajo se zhurma e fortë, që është dëgjuar 30 milje larg nga pozicioni i fundit i nëndetëses në Atlantikun Jugor, mund të ketë qenë një shpërthim.
Nëndetësja e zhdukur vijon të kërkohet nga uji dhe ajri.



