Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka prirë protestën para Kryeministrisë mesditën e sotme, aty ku prej 13 ditësh ndodhet në protestë natë dhe ditë.
Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj deklaroi se është koha që brezi i ri të bashkohet për të larguar këtë qeveri.
Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Edi Rama të dorëhiqet. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes.
Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe.
Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut!
Kjo nuk është lëvizje e një partie, kjo është lëvizje e popullit për ndryshim.



