Spanja ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të koronavirusit, janë ndaluar paradat, mbyllur shkollat, dyqanet.
Gjendja e jashtëzakonshme 15-ditore ishte lajmëruar që nga e shtuna, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mprehtë në luftën e saj kundër koronavirusit.
Kryeministri Pedro Sanchez tha se numri i rasteve mund të shkojë në 10 000 deri javën e ardhshme - më shumë se dyfishi i nivelit aktual - dhe u kërkoi qytetarëve të bënin pjesën e tyre.
Spanja ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit në Evropë pas Italisë. Ka rreth 4 231 të prekur dhe rreth 1 000 raste nga e enjtja dhe shtatë herë më shumë sesa e diela. Rreth 120 njerëz kanë vdekur.



