Shënohet sërish shifra të larta nga Covid-19 në vend, ku janë regjistruar 744 raste të reja
Vetëm në 24 orët e fundit mësohet se janë infektuar 744 qytetarë nga 2.505 testime të kryera.
Numri i viktimave raportohet të jetë gjithashtu i lartë ku kanë humbur jetën 19 persona si pasojë e infektimit me Covid.
Ndërkohë që numri i të shëruarve është 436.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve vijon si më poshtë:
307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.



