Jani Marka, nga LËVIZJA BASHKË, thotë se në Shqipëri nuk ka lëvizje të mirëfillta sindikaliste. Në studion e MCN, Marka tha se vetë qeveria i ka shpërfillur lëvizjet sindikaliste dhe protestat.

Sot sindikalizmi duhet parë në mënyrë të pakënaqshme, jemi larg asaj që duhej të ishim. Numri i grevave është shumë i vogël. Nuk kemi pasur lëvizje vibrante sindikaliste. Mjafton të shohim ditën e 1 majit. Nëse sindikatat do të ishin të fuqishme në sektorin publik...

Ne kemi vite që i kemi mbështetur minatorët. Marrim shembullin e minierës së Bulqizës. Lajmi nuk pasqyrohet, shteti mban anën e Manes. Është një shembull që tregon qasjen e qeverisë. Zoti Rama i përçmon organizimet. Ai dëshiron të qeverisë me propagandë. Ka ardhur koha që pensionistët të votojnë në interesin e tyre ekonomik. Kjo qeveri premton rritje në 2023, kur atëherë shumë prej tyre nuk do të jenë më. është e thjeshtë: nuk ka para edhe për të vjedhur, edhe për të shpërndarë para për pensionistët.

Marka solli si shembull rastin e vet.

Kam 21 vjet pedagog. Më është rritur paga dy herë dhe kjo ka ardhur vetëm si pasojë e organizimit sindikal.

Ai shtoi se në kushtet e shpopullimit, organizimi sindikal është bërë më i lehtë.

Sot është më i lehtë organizimi sindikal. Sepse ka mungesë punonjësish dhe punëdhënësi nuk thotë dot “ik se gjej tjetrin”.

Mungesa e sindikatave ka sjellë sipas tij edhe mungesën e reagimit për aksidentet me pasojë vdekjen në punë.

Në nëntë muaj kanë vdekur 14 punëtorë ndërtimi. Pra, ky sektor ia ka kaluar minierave. Kemi në mes të Tiranës punëtorë që punojnë pa kushte fare. Nuk vlerësohet jeta.