Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, i intervistuar nga Christiane Amanpour në CNN në lidhje me bllokimin e fluturimeve nga Evropa për në SHBA ka reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për ndalimin e udhëtimeve.
“Shpresoj që çështja e fluturimeve të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk mund të arsyetojmë si vende individuale pasi kjo është një emergjencë që prek të gjithë, jo vetëm Italinë dhe së shpejti do të prekë edhe të tjerët. Për Perëndimin është koha të jemi të bashkuar dhe kompakt. Ne si Itali ishim të parët që ndërhymë duke zbatuar masa të rrepta. Nëse bashkojmë forcat tona, së pari do ta mposhtim virusin”, ka thënë ndër të tjera ai.



