Dekoratat e presidentit, sa i kushtojnë buxhetit (VIDEO)

Dekoratat e presidentit, sa i kushtojnë buxhetit (VIDEO)

Plot 1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën  korrik 2012-qershor 2017. 

Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo. Por, përpos kësaj, duhet theksuar se medaljet dhe dekoratat, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave kanë një çmim përkatës, që i jepet insitiucionit apo inidividit, ose familjarëve në rast se ai nuk jeton.

Edhe pse Presidenca nuk ka një raport për të gjitha dekorimet dhe kostot e tyre, Tema Tv ka siguruar listën përmbledhëse, nga e cila shihet se dominojnë dy lloje dekoratash, titulli “Mjeshtër i Madh” dhe dekorata “Nderi i Kombit”. 

Me një vlerë që varion nga 5000 deri 40 mijë lekë, kosto e këtyre dekorimeve shkon nga 25 milionë deri në 30 milionë lekë. Krahasuar me Kosovën, presidenca e së cilës ndan 24 dekorata, Shqipëria me ligjet e saj të tranzicionit e ka rrudhur numrin e tyre deri në 14 të tilla pas vitit 2013.

Ndërkohë, në Europë, ka shtete që ndajnë 55 llojë dekoratash e medaljesh. Duhet theksuar se pas muajit gusht të vitit 2013, presidenca mori vendim për të ndryshuar logot e disa dekorateve dhe titujve të nderit. Pasuesi i Nishanit, Presidenti Ilir Meta, deri tani ka ndarë dhjetra dekorata, ku e para është firmosur në 31 korrik 2017.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy