Vrasja e babait nga fëmijët/ Fevziu: Nuk i jap dot përgjigje, ka një keqkuptim të madh mes fëmijëve dhe prindërve

Vrasja e babait nga fëmijët/ Fevziu: Nuk i jap dot përgjigje, ka një keqkuptim të madh mes fëmijëve dhe prindërve

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar për ngjarjen e rëndë që tronditi opinion publik ku babai u vra dhe gropos nga fëmijët e tij u shpreh se nuk jep dot një përgjigje sepse sa herë që e dëgjon ndryshon mendim.

Ai tha se ka një keqkuptim të madh mes fëmijëve dhe prindërve, ndërsa theksoi se një problem i madh është fakti se shumica e personave me probleme mendore dërgohen të jetojnë në fshat për ti mbajtur të izoluar nga qyteti.

Kur kam dëgjuar ngjarjen kisha mendim ndryshe, pas dëshmive ndryshova sërish mendim, është një çështje që unë nuk i jap dot përgjigje se çfarë ka ndodhur kam ndryshuar shumë here mendim. Ka një keqkuptim të madh mes fëmijëve dhe prindërve.

Ne mund të kemi pasur një fëmijëri të vështirë por sot mundohesh që fëmijëve tuaj t’ja lehtësosh jetën disi, ndryshe nga prindi juaj që ju la të përballeni me dallgët e jetës, por a janë këto pritshmëritë e fëmijëve dhe këtu është ai keqkuptimi mes fëmijëve dhe prindit. Po krijohet një keqkuptim i madh dhe rrjetet sociale kanë një ndikim të madh.

Nuk e di nëse ishte autoritar dhe i dhunshëm në shtëpi, por ajo që di të them është se pas pandemisë nga udhëtimet e mia kam pasur shumë takime me persona me probleme të shëndetit mendor dhe më është thënë se familjet i çojnë në fshat sepse i vjen turp ti mbaj në qytet. I mbyllin në fshat, i izolojnë që mos ti kenë nëpër këmbë.

Ky është një problem i tmerrshëm në Shqipëri dhe kam frikë se janë shumë të tillë. Shoh se shkallëzimi i reagimit të njerëzve tregon shenja të dukshme të shëndetit mendor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy