
Policia është detyruar të ndërhyjë në një numër demonstrimesh në disa qytete të Evropës, pasi grupe njerëzish u mblodhën për të protestuar ndaj kufizimeve të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit, i cili tani ka vrarë më shumë se 300 000 njerëz.
Në Poloni u përdor gaz lotsjellës tek protestuesit dhe policia ka kryer shumë arrestime në një tubim në Hyde Park të Londrës. Autoritetet kanë bërë ndërhyrje policore në një numër tubimesh në qytetet gjermane, në përpjekje për ruajtjen e masave për distancimin shoqëror.
Protestuesit janë kanë dalë kundër masave bllokuese që kanë dëmtuar ekonomitë dhe kufizuar liritë. Në disa raste, kanë qenë shkak teoritë e konspiracionit dhe pikëpamjet kundër vaksinave.



