"Xhadat"- DPSHTRR, 200.6 milionë lekë për reklama dhe evente (VIDEO)

"Xhadat"- DPSHTRR, 200.6 milionë lekë për reklama dhe evente (VIDEO)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një nga institucionet që shpenzon më shumë sa i takon reklamimit të punës dhe aktiviteteve të saj. Për këtë qëllim ky institucion ka zhvilluar së fundmi tri tendera. I pari me objekt blerje materiale për evente, me fond limit 59.9 milionë lekë dhe vlerë kontrate 57.8 milionë lekë, ku në garë kanë marrë pjesë 2 operatorë, një me ofertë 0 lekë dhe fituese është oferta e vetme, pra pa garë. 

Me këto para DPSHTRR ka blerë kartolina, stilolapsa të loguar, postera, banner, stampim me tekstil, bracialet të personalizuar, mbajtëse çelsash, bluza, kapele, çanta të loguara, spila me logo, konkorda me logo, magnetë të loguar, usb me logo, kalendarë, agjenda të personalizuara, jelekë fosforeshent pune, flamuj për tavolina, certifikata, kuti druri për dhurata të ndryshme, fjongo me logo Retro/Dpshtrr, dekorime druri e deri te kashtë për paketim.

Tenderi i dytë është ai me objekt “Qirramarje Foni dhe Stage„ me fond limit 100 milionë lekë dhe vlerë kontrate 87.9 milionë lekë. 
Më këto para brenda 1 viti  DPSHTRR do të lidh disa minikontrata me operatorin ekonomik fitues, në bazë të parashikimeve të eventeve Retro, Konferencave, dhe Sigurisë Rrugore. 

Dhe tenderi i tretë ka si objekt “Shërbime me video animacione dhe promo” me fond limit 59.5 milion lekë dhe vlerë kontrate prej 54.9 milionë lekë ku Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kërkon të realizojë:
25 sherbime video promocionale për shërbimet e DPSHTRR, 15 shërbime video +dron,10 shërbime video miniserial, 10 shërbime fotografik sportel, 15 shërbime fotografike për evente, 5 shërbime audio, 26 video infografika, 15 video animacione deri në 1 minutë, 5 Lidhje/Transmetim live me rrjete sociale, 5 shërbime grafike 2 D dhe 3 D. 

Burimi i financimit në të tri rastet janë të ardhurat e brendshme të institucionit. Vetëm për këto tri tendera DPSHTRR ka shpenzuar 200.6 milion lekë. DPSHTRR është institucioni i vetëm që ofron shërbime në fushën e automotorizmit në vendin tonë, kështu që me apo pa milionat e reklamave, qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër. Shërbimet sidoqoftë do t`i marrin pranë zyrave të këtij institucioni. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si institucion me vetëfinancim, me kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e pasurisë dhe kapitalit të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Transportit Rrugor.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy