Moti i keq që mbizotëroi ditëve të fundit la pas edhe dëmtime dhe probleme në masë të madhe në qarkun Shkodër.
Sipas të dhënave të fundit nga Bashkia Shkodër gjatë orëve të fundit ka patur një përmirësim të situatës së krijuar nga reshjet. Nga 2425 Ha sipërfaqe e përmbytur dje, sot rezulton vetëm 1685 Ha, 26 familje të evakuuara dhe pesë shtëpi me prezencë uji.
Ndërkohë që 26 familje, me në total 99 persona janë evakuuar nga banesat e tyre, nga të cilët vetëm tre familje me 12 persona në total ndodhen në konvikte, pjesa tjetër tek të afërmit.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 persona)
Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:
tek Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)



