
Dritan Rexhepi i njohur si bosi i trafikut ndërkombëtar të kokainës, do të ekstradohet ditën e sotme nga Turqia drejt vendit tonë, për të vijuar vuajtjen e dënimit.

Policia njofton se, “Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.”
Gazetari Arsen Rusta raportoi se pas një viti e dy muaj në mesditë, Rexhepi është nisur nga Stambolli ku qëndronte prej disa muajsh pavarësisht betejës ligjore për t’iu shmangur ekstradimit.
Një urdhër arresti ndërkombëtar nga SPAK rëndon ndaj tij, ndërsa brenda ditës së premte do të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Rexhepi akuzohet për urdhërimin e rrrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine në Roterdam nga vëllezërit e Jan Prengës.
Ndaj tij rëndon një akuzë edhe nga autoritetet italiane.
Dritan Rexhepi nuk përjashtohet të jetë i përfshirë me grupe të tjera kriminale, si në Ekuador dhe vende të ndryshme.



