
Zyrtarët turq, që po hetojnë zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi, do të kontrollojnë konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të hënën vonë .
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme turke për BBC, e cila tha se kontrolli do bëhet nga një ekip i përbashkët turk-saudit pasditen e së hënës ose në mbrëmje (15 tetor).
Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë gati dy javë më parë, por Riad e mohon këtë.
Presionet diplomatike po rriten ndaj Arabisë Saudite për të dhënë një shpjegim më të plotë.
Të hënën, mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi një hetim mbi rastin.
"Mbreti ka urdhëruar prokurorin publik të hapë një hetim të brendshëm mbi çështjen Khashoggi bazuar në informacionin e ekipit të përbashkët në Stamboll,"-tha një zyrtar i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Arabia Saudite ra dakord javën e kaluar për të lejuar zyrtarët turq që të kontrollonin ndërtesën, por këmbëngulën se do të ishte vetëm një inspektim sipërfaqësor "vizual".
Turqia e hodhi poshtë ofertën, ndërsa u raportua se hetuesit donin të kërkonin në konsullatë me luminol, një kimik që tregon çdo gjurmë gjaku.
Autoritetet turke besojnë se gazetari u vra në konsullatë nga agjentët sauditë gati dy javë më parë, por Riad e mohon këtë.
Javën e kaluar, Turqia pranoi një propozim saudit për të formuar një grup punues të përbashkët për të hetuar zhdukjen e z. Khashoggi.

Presidenti Trump ka shkruar në Twitter se sapo ka biseduar me mbretin Salman, i cili mohoi çdo njohuri për atë që mund të ketë ndodhur me zotin Khashoggi.
Trump tha se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të shkonte në Arabinë Saudite për të takuar mbretin.
Masat e fundit vijnë pasi shumë figura kryesore të biznesit thonë se nuk do të marrin pjesë në një konferencë të madhe investimi në Riad këtë muaj.

Kreu i JP Morgan, Jamie Dimon, është një nga drejtuesit më të fundit të profilit të lartë i cili është tërhequr nga aktiviteti.
I quajtur "Davos në shkretëtirë", konferenca, do të fillonte nga 23 tetori, dhe pritej të paraqiste idetë e reformatorit të princit të kurorës Mohammed bin Salman.
32-vjeçari shihet gjerësisht si figura më me ndikim në mbretëri.
Ndërsa ministria e jashtme konfirmoi për BBC se një kërkim do të kryhet në konsullat, ajo nuk ka zbuluar detaje.
Burimet diplomatike turke thanë se konsullata do të kontrollohej nga një ekip i përbashkët turko-saudit pasditen vonë ose në mbrëmje.

Javën e kaluar, Turqia pranoi një propozim të Arabisë Saudite për të formuar një grup të përbashkët që do hetojë zhdukjen e Khashoggi.
Mbreti Salman dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan folën në telefon të dielën mbrëma, thanë zyrtarët dhe theksuan rëndësinë e të dy vendeve që të punojnë së bashku për rastin.
Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite i cili ka shkruar për Washington Post, u pa për herë të fundit duke u futur në konsullatën saudite më 2 tetor.
Një burim turk i sigurisë i ka thënë BBC-së se zyrtarët kanë prova audio dhe video që provojnë se Khashoggi u vra brenda ndërtesës.



