
Dielli është një aleat i shëndetit tonë, pasi ndihmon në prodhimin e vitaminës D. Por, duket treguar kujdes për shkak të rreziqeve që sjell rrezatimi ultraviolet. Sidoqoftë, ka disa “armë” natyrore që forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës sonë.
-Domatet. Likopeni që domatet përmbajnë neutralizon dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.
-Frutat tropikale. Për mbrojtje shtesë, mund të zgjidhni ananasin, kivin dhe papajën. Këto fruta janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon lëkurën të mbetet elastike dhe e fortë, pasi kontribuon në prodhimin e kolagjenit.
-Fara e lirit. Farat e lirit janë ideale për parandalimin e rrudhave, pasi janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omeg-3. Këto yndyrna të shëndetshme e mbajnë lëkurën të butë.
-Arra të papërpunuara. Bajamet janë të shëndetshme pasi sigurojnë vitaminë E, e cila është e nevojshme për shëndetin e lëkurës. Arrat janë gjithashtu një zgjedhje e mirë, pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3.
-Misri. Misri përmban luteinë, një karotenoid i vlefshëm që mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet.



