Rritja e çmimit të naftës/ Gjonaj: Qeveria duhet të merrte masa, të ndërhyjë te disa nga taksat (VIDEO)

Rritja e çmimit të naftës/ Gjonaj: Qeveria duhet të merrte masa, të ndërhyjë te disa nga taksat (VIDEO)

Përballë rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës, aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur sot pasdite një protestë para Kryeministrisë.

Aktivisti Martin Gjonaj në studion e lajmeve në MCN TV i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë pasi siç ai shprehet është për interesin e tyre.

Ai tha se rritja e çmimit në vendin tonë e ka zanafillën më herët sesa konflikti Rusi-Ukrainë, ndërsa theksoi se qeveria duhet të kishte marrë masa paraprakisht ashtu siç kanë bërë dhe vendet e tjera të rajonit.

Ndër të tjera ai shtoi se Qeveria ka marrë vendime të gabuara dhe në këtë rast është koha e duhur për disa ndërhyrje të mundshme tek taksat për litër që i faturohen çmimit të karburanteve.

Intervista e plotë

Z. Gjonaj, qeveria thotë se gjithçka që po ndodh është për shkak të luftës në Ukrainë. Sa qëendron ky argument dhe cilat janë arsyet që duhet të nxisin qytetarët t’I bashkohen protestës sot?

Rritja e çmimeve ka pasur zanafillë më herët se lufta e Ukrainës, por në fakt siç e dimë është rritur edhe në bursa dhe meqë argumenti kryesor i kryeministrit është se vjen nga Ukraina, atje nuk është rritur ende çmimi dhe nuk janë prekur as vende të tjera sepse ka një ligj që thotë se të gjitha kompanitë eksportuese janë të detyruara të mbajnë rezerva për 1 muaj. Është detyrë e qeverisë të monitorojë bizneset. Qeveria të mos bëjë analizën e asaj që ndodh në një vend tjetër por të kishte marrë masa më herët se pasojat i vuajnë qytetarët.

Kryeministri dje e lidhi çdo gjë me fatin e luftës në Ukrainë. Çfarë duhet të bëjë qeveria sipas jush? Sot Serbia, njoftoi subvencionim që çmimi i naftës të mbetet 1.5 euro.

Ne kemi afër shtete të varfra ekonomikisht dhe kanë marrë masa më herët. Maqedonia ka marrë masë për të vënë një çmim tavan, domethënë privati në një produkt jetik të mos rrisë çmimin në mënyrë të njëanshme, ajo e Kosovës me të drejtë ka vendosur një kuotë të caktuar për fitimin, pra ka marrë masa paraprakisht, dhe sot në vendet e rajonit nëse ne e kemi 2.2 çmimin e naftës ata e kanë nga deri në 1.5. Ukraina në luftë e ka 1 euro.

Në kushtet që jemi mundet që qeveria të marrë të drejtën sovrane?

Patjetër derisa thotë do jemi në krizë mundet ta ketë të drejtën ta ushtrojë këtë të drejtë e ka dhe duhet ta shfrytëzojë. Në lidhje me taksat, sepse ok s’kemi ç’u bëjmë çmimeve në bursa, janë plot 8 taksa që vendosen në karburante, rilincensitmi, qarkullimit, 3 taksa mbi koncesionet, Tvsh. Mbi këto ka mundësi të ndërhyhet, ajo mund ta pezullojë përkohësisht taksën e qarkullimit, mund të pezullojë në kushte të përhershme 3 koncensionet që për disa analistë pranë qeverisë duket sikur rëndon mbi kompaninë por rëndon mbi xhepat tanë. Qeveria ka marrë vendime të gabuara dhe në këtë rast është koha e duhur për këto ndërhyrje, plus dhe te Tvsh mund të ndërhyhet të paktën deri në mbarimin e krizës, të paktën ta përgjysmojmë. Të gjitha këto taksa hanë debat dhe prandaj kemi qeverinë, kryeministri nuk mund të ngrejë duart.

Do të ketë edhe protesta të tjera?

Ne kemi planifikuar një nisje sot por që duhet të vazhdojë në ditët në vijim. Qytetarët duke parë analizën e  thjeshtë të xhepave të tyre nëse reflektojnë duhet të dalin dhe të thonë aty stop, kjo për interesat e tyre. Ne duam të ketë reflektim nga ana qytetarëve dhe ata të kenë mundësi të thonë zërin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy