
Të vishesh dhe të dukesh bukur për festën e fundvitit është një respekt për ardhjen e Viti të Ri.
Sipërmarrësja Eda Bano Losha, e ftuar në programin e mëngjesit është modeli i këtij perceptimi.

Ajo thotë në “Zgjohu me MCN”, se jo vetëm për festën e Vitit të Ri, porse në çdo datë të shënuar, ajo sjell kombinime në dukje e veshje për tu bërë njësh me festën.
Mundohem t'i kombinoj dhe nuk i rezistoj ngjyrave dhe aksesorëve nuk u rezistojë. Kam disa lloj kapele të viti të ri, dhe disa aksesor që i kam fituar.
Tani është kthyer si trend kur tërë familja vishet njësoj me pizhame, por mbase jo më në darkë por për momentet e pasdites kur se ke filluar ende ose nuk ke dal.
Ne kemi një zakon që për Krishtlindje duke qenë se jam e krishterë, organizojë drekën dhe jam e fiksuar për detaje, sa i takon kodit të veshjes, i pajis me veshje me detaje, me kravata me drita, psh, lejohen gjithçka.
Këtë e sugjeroj se i bën ata të përfshihen në tavolinë, në festë, duke pasur para në tavolinë në kapele të vitit të ri, pra i përfshin ata në darkë.
Mundohem të kompletohem në çdo detaj, në thonjtë me babagjyshin, me unazën festive, me karfica, mundohem të transmetojë diçka të bukur dhe festive.



