
Një person i moshës 21-vjeçare i identifikuar Kazuhiro Kusakabe i cili ishte duke drejtuar një automjet të vogël në "Takeshita Street" në qendër të Tokios pas mesnatës është futur mes një turme të cilët ishin duke festuar Vitin e Ri.
Sipas autoriteteve vendase, bëhet e ditur se ai ka vepruar qëllimisht për të vrarë qytetarët.
Mediat thanë se i dyshuari fillimisht e përshkroi incidentin si një “akt terrorist”, por më vonë tha se sulmi ishte në hakmarrje për dënimin me vdekje. Incidenti ndodhi pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri në zonën turistike popullore, të Harajuku, afër Shrine Meiji, në Tokio qendrore.
Të paktën 8 persona mbetën të plagosur, ndërsa pamjet televizive treguan një automjet pa drita, me ngjyrë gri, të përdorur gjatë sulmit, të pozicionuar përgjatë rrugës. Pjesa e përparme e automjetit u dëmtua rëndë dhe dhjetëra policë dhe zyrtarë të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes..
Një person i nëntë u plagos pasi Kusakabe doli nga makina dhe e goditi atë, tha policia.
Policia thotë se i dyshuari kishte planifikuar t'i vendosë makinës së tij zjarrin, pasi në automet u gjetëne dhe 20 litra vajguri njoftoi gazeta Mainichi dhe mediat e tjera japoneze. Policia nuk pranoi të komentojë mbi raportimet, duke thënë se motivet e tilla të mundshme ishin ende nën hetim.
Çdo prag të Vitit të Ri, linja e trenit që përfshin stacionin Harajuku shkon gjatë gjithë natës, për njerëzit që mirëpresin vitin e ri me një vizitë në vend të shenjtë.
Krimi është relativisht i ulët në Japoni, i cili ka ligje të rrepta të kontrollit të armëve. Në vitin 2008, një person u fut me makinën e tij në një turmë në lagjen e njohur elektronike Akihabara, dhe më pas me një thikë goditi persona të ndryshëm duke vrarë shtatë vetë.



