Vrasësi serial më i tmerrshëm në Rusi rrëfen krimet dhe arsyen pse i vriste gratë

Vrasësi serial më i tmerrshëm në Rusi rrëfen krimet dhe arsyen pse i vriste gratë

Një ish-polic që kthehet në vrasës serial. Duket si skenari i një filmi horror, por në fakt është një histori reale në Siberi. Mikhail Popkov, nga qyteti Angarsk, ka rrëfyer se ka vrarë 59 gra, dy vjet pasi i ishte dhënë dënimi me burgim të përjetshëm për 22 vrasje.

Popkov aktualisht akuzohet për 47 vrasje, të cilat i ka pranuar vetë, i kanë thënë burime të hetimeve agjencisë së lajmeve, RIA Novosti. 
Numri total i viktimave mund të shkojë në 81, çka e bën 52-vjeçarin numrin një të listës së vrasësve serial. Menjëherë pas tij renditet Andrey Chikatilo, i ekzekutuar në vitin 1994 për vrasjen e 52 njerëzve.

Mendohet se Popkov i ka kryer vrasjet në periudhën 1994-2012. Ai e ka lënë punën në polici në vitin 1998, pavarësisht se ishte ndër më të mirët dhe me perspektivë për karrierë. Më vonë u mor vesh se ai ka qenë pjesë e hetimit të disa prej krimeve që i kishte kryer vetë.

Viktima më e re e tij ka qenë një 15-vjeçare në qytetin Angarsk, ku ai vetë ka jetuar së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Viktimat e tij janë gjetur kryesisht në pyje, në varreza apo buzë rrugëve. Trupat janë gjetur të zhveshur dhe analizat kanë treguar se gratë ishin përdhunuar para se të vriteshin.

Popkov dyshohet ta ketë lënë veprimtarinë e tij kriminale në momentin që iu shfaqën problemet e para të ereksionit.

Të gjitha viktimat e tij kishin plagë sëpate, thike apo kaçavide. Fillimisht ai i qëllonte në kokë e më pas i përdhunonte dhe i masakronte. Një prej viktimave është gjetur me zemrën të nxjerrë nga kraharori.

Vetëm dy gra i kanë mbijetuar sulmit të tij me dëmtime serioze trupore.

Zakonisht, ai vinte në shënjestër gra që dilnin nga baret dhe drejtoheshin për në shtëpi. I gjendur gjithmonë gati me makinë, ai u ofronte t’i shoqëronte në shtëpi. Në disa raste, ai ka përdorur edhe makinën e policisë. Ai i kryente krimet zakonisht në ditët kur ishte pushim, megjithatë mbante veshur uniformën e policisë. Ky fakt ishte për hetuesit një indicie për ta kërkuar vrasësin në radhët e policisë.

Vetë Popkov ka rrëfyer se nisi t’i vriste gratë pasi u bind se e shoqja e kishte tradhtuar me një burrë tjetër.

Në vitin 1998 u krijua një grup hetuesish për të kapur vrasësin serial, por pa sukses. Hetimet u rihapën në vitin 2012 dhe një analizë AND-je çoi në arrestimin e tij, pasi qindra kampionë sperme ishin marrë nga punonjësit e policisë së zonës.

Popkov u ndalua në qershor të 2012-s në Vladivostok, teksa planifikonte të arratisej drejt Kinës.

Gjatë marrjes në pyetje, atij iu mor një kampion pështyme, që provoi se ai ishte autori i vrasjes. Në vitin 2015, ai u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Ka spekulime se ai ka nisur të japë informacione që kanë të bëjnë me vrasje të tjera, një strategji kjo që sipas tij do të shmangë transferimin në një burg të sigurisë së lartë, ku kushtet janë të këqija.

Aktualisht, vrasësi serial më i tmerrshëm në Rusi gjendet në qendër paraburgimi në qytetin Irkustk. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy