Në prag të festave të fundvitit, vërehet fluks emigrantësh që kanë zgjedhur të festojnë festat në atdhe.
Policia kufitare e Kakavijës dhe Kapshticë në një njoftim zyrtar thotë se gjatë javës në Shqipëri, në këto dy pika kalimi kufitar kanë hyrë mbi 250 mijë shtetas.
Nga ana e saj policia kufitare ka marrë masa për krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.
Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.
Edhe në portet e Vlorës e Durrësit ka pasur fluks emigrantësh që mbrëmjen e ndërrimit të viteve do ta kalojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri.



