Dekriminalizimi, Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar (VIDEO)

Dekriminalizimi, Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar (VIDEO)

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020”, tha ai.

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy