
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka reaguar për situatën e krijuar në Durrës me mbeturinat, të cilat kanë zaptuar rrugët e qytetit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve dhe burim infeksionesh dhe ere të rëndë.
Mbeturinat në qytetin bregdetar të Durrësit duket se kanë zaptuar rrugët, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin banorëve dhe burim infeksionesh dhe ere të rëndë.
Lidhur me këtë problem ka reaguar kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako e cila ka deklaruar se kërkesa e tyre është në pritje të vendimit, ndërkohë që po përpiqen për të gjetur një zgjidhje në landfille të miratuara.
Ajo deklaron se do përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.
Më herët në një deklaratë për mediat lidhur me plehrat dhe situatën e rënduar me mbeturinat në Durrës ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se e ka ndjekur situatën dhe se këto 2 ditë do të marrë një zgjidhje, por se problematika do të ekzistojë deri sa të bëhet një landfill model dhe në qytetin e Durrësit.
Në lidhje me çështjen e depozitimit të mbeturinave, është një problem që në fakt ka ekzistuar dhe më përpara dhe agravohet vazhdimisht, sidomos për zonën e Durrësit, deri sa të bëhet një landfill model dhe aty. Unë e kam ndjekur situatën, edhe me kryetaren e bashkisë dhe është gjetur një zgjidhje për t’i çuar diku tjetër ato gjithë pjesën e mbeturinave të Durrësit. Besoj se këto 2 ditë do marrë një zgjidhje të shpejtë se ku do të depozitohen mbeturinat e Durrësit.



