Moderatori Edi Oga i ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN tha se deri më tani nuk ka shkruar asnjë skenar filmi, por vetëm seriale, kjo pasi është shumë e vështirë të shkruash një skenar filmi në shqip për shkak të “slang-ut” e njohur në shqip si “gjuha e rrugës”. “Nuk kam shkruar asnjë skenar filmi, por vetëm seriale kam bërë disa. Është vështirë të bësh një skenar filmi shqip sepse ne nuk e kemi gjuhën e rrugës. Ndoshta dhe në Itali apo Angli nuk e kanë sepse nuk është e unifikuar slangu, por atyre u shkon. Në gjuhën shqipe ka fjalë që nuk i përshtat dot, të vret veshin, ndryshe nga anglishtja. Kjo është një nga vështirësitë më të madhe që kemi në pjesën e tekstit.”, u shpreh Oga.



