Anëtarët e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi forcimin e rregullave për armët, pas një vale terrorizmi që ka përfshirë Europën 2 vitet e fundit. Marrëveshja ka për qëllim të limitojë mënyrat dhe mjetet me të cilat ekstremistët sigurojnë në përputhje me ligjin armë vdekjeprurëse.
Komisioni i BE-së njoftoi se të 28 vendet anëtare kanë arritur një marrëveshje politike me Parlamentin Europian për të ashpërsuar ligjet që janë në fuqi në lidhje me këtë çështje që nga viti 1991.
Debate për ashpërsimin e masave mbi armët ka nisur që në vitin 2015, pas sulmit të Parisit ku mbetën të vrarë 130 njerëz.
“Pas një viti diskutimesh, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë arritur një marrëveshje të përkohshme lidhur me Direktivat mbi Armët”, thuhet në një njoftim shtypi.
Një nga ndryshimet kryesore parashikon ndalimin e armëve të zjarrit gjysmautomatike.



