
Historiani Olsi Jazexhi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar sulmet izraelite në Gaza për të cilat u shpreh se kanë nisur që në 8 mars dhe se Izraeli është duke vrarë njerëz të thjeshtë përfshirë gratë dhe fëmijët.
Ai tha se Izraeli është pothuajse në gjendjen e një lufte civile, qeveria e Trump po bombardon përditë Jemenin, ndërsa bota myslimane mbështet planin e dy shteteve Izrael-Palestinë.
Sipas tij ëndrra e Netanyahut është pastrimi etnik në Gaza dhe se ai po vijon të bombardojë Libanin sepse i intereson kaosi dhe lufta.
Sulmet kundër Palestinës apo Gazës nisën që në 18 mars 2025 që kur kryeministri izraelit prishi marrëveshjen e armëpushimit me Gazën dhe ka vrarë rreth 400 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë.
Ai është duke vrarë njerëz në bregut perëndimor, sot ka sulmuar agresivisht dhe Libanin.
Ajo që po ndodh është se kjo luftë apo agresioni në katër fronte ka të bëjë me luftën e brendshme izraelite dhe Izraeli është pothuajse në gjendjen e një lufte civile dhe Netanyahu meriton burgun, por ai për të qëndruar ën pushtet ka nevojë për aleanca me grupet islamike dhe çifute.
Izraeli në këto momente ndjehet më i fuqishëm që kur u regjistrua armëpushimi me Hezbollahun sepse u rrëzua qeveria Bashar al-Asad dhe se ka më rrezikun që kishte më herët nga boshti i milicive të udhëhequra nga andej.
Ngaqë nuk përballet dot me Jemenin, Netanyahu ka nisur të vrasë civilë për tu justifikuar ligjërisht para gjykatave që e akuzojnë për marrje ryshfeti dhe korrupsion.
I pyetur nëse zgjidhja e dy shteteve është fshirë përfundimisht nga agjenda e fuqive kryesore, Jazenxhi tha se për momentin krijimi i një shteti palestinez është e vështirë sepse Netanyahu ka mbështetjen e Trump.
Bashkimi evropian, Rusia, Kina, Shqipëria, bota myslimane qëndrojnë në krah të dy shteteve si BE, SHBA, dhe Izraeli s’ka opsion tjetër vetëm të lejojë krijimin e një shteti palestinez por Netanyahu si një njeri i korruptuar që është nuk i intereson aspak.
Për momentin krijimi i një shteti palestinez është e vështirë sepse Netanyahu ka mbështetjen e Trump dhe në mënyrë që ai të mos ketë probleme në politikën e tij të brendshme, në pazarin e tij Trump i ka dhënë dritën jeshile Netanyahut sepse SHBA do e mbështesë.
Ëndrra e Netanyahut është që përmes vrasjeve masive të civilëve që përmes amerikanëve të shantazhojnë Jordaninë dhe Sirinë që izraelit ë bëjë pastrim etnik në gaza duke hapur kufijtë.
Më tej ai shtoi se Izraeli nuk mund të aneksojë dot territoret libaneze sepse OKB është në anë të Libanit por çfarë Netanyahu mund të bëjë është se duke pasur armë dhe teknologjinë më të mirë amerikane po bombardon Libanin pasi interesi i tij në këto momente nuk është paqja.
Atij i intereson kaosi, lufta dhe për sa kohë gjithë evropianët nuk ndërhyjnë dot Izraeli do ketë dritën jeshile për të vrarë njerëz.
Qeveria e re e instaluar në Siri udhëhiqet nga një grup ekstremist i Al Kaidës, qëllimi i të cilëve është destabiliteti i Sirisë, që nga përmbysja e Bashar al Asad Siria është kthyer në një kaos dhe po shfrytëzohet nga Izraeli.
Të gjithë e dinë se lufta kundër izraelit do të thotë luftë kundër SHBA-ve.



