Avokati Redon Meksi thotë se protesta e ka tërhequr vëmendjen dhe se Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën.
Ai deklaroi për “MCN Live” se protesta me masivitetin e saj tregon se Shqipëria është gati për ndryshim.
Meksi shtoi se përtej largimit të Edi Ramës dhe Sali Berishës, baza është ndryshim i Kodit Zgjedhor.
Sipas tij, ndryshim duhet edhe te ligji për partitë politike, pasi qytetarët vuajmë nga mungesa e përfaqësimit, për shkak të mungesës së demokracisë brenda partive.
Me shumë gjasë kjo protestë tashmë e ka marrë vëmendjen e shqiptarëve dhe mbetet në dorën tonë nëse do e arrijmë ndryshimin. Kjo protestë ndryshe nga të tjerat nuk ka organizatorë fillestarë tamam. Në protestë kanë dalë pa i thirrur dikush, pasi panë atë qytetarin e tërhequr zvarrë në Zvërnec. Te dhuna e shtetit tonë, moskokëçarja e shtetit tonë.
Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Sot nuk është më për mjedisin por për të drejtat e shkelura ndër vite. Sheshi i ka dhënë shanset, me numrat aty. Kjo tregon se Shqipëria është gati për ndryshim. Rasti i librit “The Albanian Files” është indicie, jo provë.
Unë do merresha me vendimin e Këshillit të Ministrave. Këtu kemi të bëjmë kapjen e shtetit nga një organizatë kriminale. Ne nuk kemi nevojë të provojmë paratë, por veprime të kundraligjshme që i sjellin dëm shtetit. Policia jonë nuk di të reagojë në raste protestash.
Policia reagoi dje se kishte pak njerëz para Parlamentit. Më intereson largimi i Edi Ramës dhe Sali Berishës, por më shumë nga të gjitha më intereson ndryshimi i Kodit Zgjedhor, se pikërisht ky kod ka sjellë Ramën në pushtet. Pika e Kodit Zgjedhor është baza.
Pikat e tjera për ligjet e ndryshme që kërkohet shfuqizim, nuk janë në të drejtën tonë. Ndryshim duhej dhe te ligji për partitë politike, se ne vuajmë nga mungesa e përfaqësimit. Ne përfaqësohemi në Parlament nga dy grupime politike.
Se brenda partive nuk ka demokraci. Rama nuk e jep dorëheqjen se ka frikën e prangave. Rama duke drejtuar Këshillin e Ministrave nuk do mbajë përgjegjësi?! Do mbajë përgjegjësi.



