Kush është shqiptari që u gjet i vrarë në pyll në Itali, dalin detaje të reja (FOTO)

Kush është shqiptari që u gjet i vrarë në pyll në Itali, dalin detaje të reja (FOTO)

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Besnik Metaj, në Itali. Trupi i tij u gjet pak ditë më parë në një pyll në Como, rreth 3 javë pasi ishte zhdukur. Ka qenë pikërisht vëllai i  viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e tij. Altin Metaj banon në Colle Umberto.  “Jemi në zi, përpiquni të kuptoni si ndihemi në këto momente”, u thotë ai mediave italiane, të cilat shkruajnë se familja e tij njihet si e rezervuar, por e integruar mirë në zonë. Familja Metaj është me origjinë nga Fieri. Altini jeton së bashku me dy fëmijët dhe gruan prej dhjetëra vitesh në atë zonë.

Prej një muaji, ai nuk dinte asgjë për të vëllanë, i cili u gjet rastësisht të dielën, ndërsa një grup të rinjsh po bënin një ekskursion në pyllin e Eupilios. Ata vunë re një fytyrë njeriu dhe pasi gërmuan zbuluan trupin. Shkaku i vdekjes janë dy plumba në kokë. Identifikimi i tij u bë i mundur vetëm nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve.

Mënyra e ekzekutimit, për hetuesit, të çon drejt vrasjes së tipit mafioz. Metaj kishte disa precedentë pa ndonjë rëndësi të madhe me policinë italiane, por asnjë indicie që mund të çonte drejt lidhjeve të tij me krimin e organizuar. Ka disa dyshime se ai mund të jetë bërë dëshmitar në diçka të paligjshme dhe më pas është eliminuar, në mënyrë që të mos fliste. Megjithatë, hetuesit po hetojnë në të gjitha pistat. Besnik Metaj nuk banonte në të njëjtën zonë me të vëllain.

Në shtëpinë e të vëllait ka rënë zia. Vizitat aty nuk pushojnë. Altin Metaj nihet si sipërmarrës në fushën e ndërtimit në zonën ku jeton. Fqinjët thonë se ai ka punuar me djersë e sakrifica për të ndërtuar shtëpinë e tij dhe ato të shumë të tjerëve në Colle Umberto.

     

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy