Kalemaj: Basha nuk bëri dot asgjë për PD, rikthimi i xhaketave të vjetra kosto (VIDEO)

Kalemaj: Basha nuk bëri dot asgjë për PD, rikthimi i xhaketave të vjetra kosto (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me Kuvendin Kombëtar të mbledhur sot nga Rithemelimi për të cilin u shpreh se sa më shumë që flitet për bashkim aq më shumë thellohet ndarja në PD.

Ai tha se Basha tha që iku, por në të vërtetë ka lënë aty Alibeajn, ndërsa shtoi se roli i këtij të fundit është i akorduar me Bashën, Tabakun, Bardhin etj.

Ka disa muaj që flitet për bashkim dhe bashkim nuk ka, sa më shumë flitet për bashkimin aq më shumë thellohet ndarja në PD. Nuk mund të flitet as për komoditet as nga ana e Berrishës dhe as Alibeajt sepse asnjë nuk mund të ndihet i tillë. Berisha tashmë dihet që ka shumicën që është vërtetuar si në 11 dhjetor dhe në 6 mars. Basha iku, por nuk iku në të vërtetë sepse ka lënë Alibeajn aty. Ai ka fluksin e vet aty, nuk arriti të krijonte dot një fluks në radhët e militantëve, nuk bëri dot asgjë për PD, por ai iku për të mos ikur duke pritur shansin e tij. Roli i Alibeajt është i akorduar me Bashën, Tabakun, Bardhin. Vetë Alibeaj është më radikal dhe i ashpër me Berishën sesa vetë Basha. Ka qenë më i prerë se Basha. Pra kemi vetëm nuanca ngjyra por jo ndryshime.

I pyetur se ku do të shkojë vula e PD, Kalemaj tha se ajo dhe selia janë të rëndësishme, por çelësi i vërtetë i partisë nuk është vjen Berisha apo Basha por nëse PD do të arrijë të fitojë zgjedhjet.

Vula dhe selia janë të rëndësishme, janë simbolike. Natyrisht nëse flasim për një PD, sepse nëse flasim për më shumë unë prisja të shihja krah Berishës sot Tritan Shehun, Genc Pollon, problemi është se koha do vërtetojë nëse kjo parti është e aftë të fitojë apo jo zgjedhjet, ky është testi i vërtetë i një partie dhe jo nëse qëndron Berisha, apo Basha. Sigla po luan rol më të rëndësishëm sepse vetë roli i PD. I parë në këtë sens mendoj se rikthimi i xhakletave të vjetra është kosto sepse një pjesë e mirë janë figura të konsumuara dhe që u larguan me votë në 2013. Nuk mendoj se kjo është çelësi i PD, por do ishte hapja ndaj sipërmarrësve të vegjël, akademikëve, elektoratit të ri. Prandaj duhet bërë shumë më tepër.

Por a do të mundet kuvendi i Berishës të bashkojë demokratët, Kalemaj tha se mungojnë disa elementë bazë.

Nëse Basha do ishte tërhequr vërtet dhe nga ana tjetër do ishte tërhequr dhe Berisha dhe ti hapej rruga një lidershipi të ri për një garë reale dhe pastaj të kalonim te primaret për kandidatët më të mirë për krye bashkiak dhe deputetë, edhe mundej. Por këtë se shoh dhe prandaj besoj se kjo krizë do vazhdojë dhe shumë. Berisha është me këmbë në tokë. Natyrisht është aktor racional po luan për vete dhe për faktin se ka shumë mbështetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy