Adam Sandler feston 20 vjetorin e martesës me Jackie

Adam Sandler feston 20 vjetorin e martesës me Jackie

Adam dhe Jackie Sandler janë ende shumë të dashuruar pas dy dekadash martesë. Aktori i “Wedding Singer” festoi 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij me një foto të ëmbël të postuar në Instagram të mërkurën. "Unë pranoj" ishte dhurata më e bukur e jetës sime. Zemra ime ka qenë e jotja që në sekondën e parë që të pashë, e dua, e vlerësoj shpirtin tënd çdo ditë e më shumë. Ne. Fëmijët. Përgjithmonë”, shkruan Adam, krahas një fotoje në ditën e dasmës së tyre. Cifti u martua në qershor 2003 në një pronë në Malibu ndërsa ishin të rrethuar nga disa të ftuar, përfshirë Jennifer Aniston. Çifti ka dy vajza: Sadie, 17 dhe Sunny, 14. Megjithatë, historia e dashurisë së Jackie dhe Adam filloi vite më parë, kur ata u takuan në xhirimet e "Big Daddy" në 1999. Ndërsa aktori i “Waterboy” kishte rol kryesor në film, Jackie, luante një kameriere. Që atëherë, ajo është shfaqur në disa filma së bashku me bashkëshortin e saj, duke përfshirë "Just Go With It", "Murder Mystery" dhe "50 First Dates". Dyshja do të rikthehet në ekranin e madh së bashku me vajzat e tyre, për të luajtur në filmin e Netflix "You Are So Not Invited To My Bat Mitzvah!" Filmi pritet të dalë në Netflix gjatë këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy