Miratimi i ligjit për barazinë gjinore/ Gjipali: Nuk sjell asnjë ndikim të rëndësishëm apo pasoja negative për shoqërinë (VIDEO)

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore/ Gjipali: Nuk sjell asnjë ndikim të rëndësishëm apo pasoja negative për shoqërinë (VIDEO)

Me 77 vota pro dhe 32 kundër, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin për barazinë gjinore, i cili ka ngjallur mjaft debat për shkak se, sipas opozitës dhe disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, ai i hap rrugë përfaqësimit të shumëfishtë gjinor.

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, tha në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV se ligji nuk sjell asnjë ndikim të rëndësishëm dhe as pasoja negative për shoqërinë.

Ligji për barazinë gjinore është diskutuar prej kohësh, pasi fut nocione të reja që kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga grupe të ndryshme interesi. 

Megjithatë, termat dhe përkufizimet e tij janë të ngjashme me ato që përdoren në vendet e Bashkimit Evropian

Ligji nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të madh, ashtu siç pretendohet nga të dyja palët e debatit publik, por përbën një hap përpara drejt standardeve evropiane për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Në tërësi, mendoj se ky ligj nuk do të ketë pasoja negative për shoqërinë shqiptare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy