“Prani e lartë amoniaku tek uji në Krujë”, Sulaj: Shenjë e përzierjes me lëndë të tjera, mund të jenë ujëra fekalë

“Prani e lartë amoniaku tek uji në Krujë”, Sulaj: Shenjë e përzierjes me lëndë të tjera, mund të jenë ujëra fekalë

Tre ditë pas shfaqjes së shenjave të para të helmimit të qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm 550 pacientë që janë trajtuar nga helmimi, por shumë të tjerë kanë vendosur të mos paraqiten ne dyert e spitalit. Ndërkohë dega rajonale e ISHP në këtë qytet ka nxjerr dhe rezultatet paraprake, ku dyshohet se uji kishte 21 % përmbatje amoniaku nga 1% që është norma e lejuar.

Kapllan Sulaj, ekspert i sigurisë ushqimore në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV tha se kjo është shenjë e përzierjes së ujit me lëndë të tjera që mund të jenë ujëra fekalë të cilat prodhojnë amonjak. Sulaj theksoi se është ende herët për të zbuluar shkakun dhe se duhen kryer disa teste për shkak se sistemi i shpërndarjes është mbartur nga e kaluara dhe në rrjetet e brendshme nuk është vënë dorë.

Intervista:

Z. Sulaj besoj jeni informuar nga mediat mbi atë që ka ndodhur në Krujë. Raportohet për prani në ujin e pijshëm të esheria coli, streptokokut dhe amoniakut mbi normë. Duke mos paragjykuar analizat që priten në vijim, cilat janë në praktikë burimet potenciale për një ndotje të tillë?

Sulaj: Dua të theksoj se është një rast i shpërthimit të një sëmundje. Kemi të bëjmë me ujin e pijshëm që është burim i ndotjes. Duhet të gjenden shkaqet e ndotjes së ujit. Kërkohet të bëhet vlerësimi i rrezikut me kontrolle të njëpasnjëshme. Duhen kryer kampjonime, disa të tillë. Të gjitha gjasat të çojnë në faktin që ka kontaminim bakterial, por duhet sqaruar.

Nga analizat del që ka nivel amonjaku në 21%, ndërkohë që niveli i lejuar është 1%?

Sulaj: Kjo është shenjë është përzierje e ujit me lëndë të tjera që mund të jenë ujëra fekalë të cilat prodhojnë amonjak. Aty ka pasur edhe indikatorë të tjerë, është thënë që ka pasur nivele të rritura të esheria coli. Ka shumë shtame të rrezikshme të esheria coli që mund të shëndërrohen në të rrezikshme. Dua të theksoj që është herët se kush është shkaku, duhet kontrolluar që nga burimi ku merret uji. Mund të jetë kontaminim në rrjet, në depo, ka shumë faktorë që ndikojnë.

Dua të ndalem pak te siguria: si sigurohet sistemi i depozitimit dhe shpërndarjes së ujërave të bardha dhe cilat janë masat filtruese që merren?

Sulaj: Sistemi i shpërndarjes është mbartur nga e kaluara dhe është i amortizuar, por vitet e fundit janë krijuar ujësjellësa por ka mbetur pa u vënë dorë në rrjetet e brendshme.

Përtej këtij rasti, në aspektin bio-sanitar, si është gjendja e cilësisë së ujit në rrjetin shqiptar?

Sulaj: Janë bërë hapa para. Uji trajtohet para se të shpërndahet, ai klorifikohet në depozita. Për një sasi të caktuar uji hidhet klor por pavarsisht klorifikimit kur ka çarje të tubave nuk është efektiv.

Po për ujin e amballazhuar, pra atë që tregtohet në shishe apo bidonë plastike, si është gjendja ne terren? A përmbushen kërkesat e vendosura apo ka probleme?

Sulaj: Uji i ambalazhuar trajtohet njëlloj si ushqimi, plotëson standartet e ushqimit. Fabrikat e ujit kanë makineri filtrimi. Në shishet plastike ka rrezik të mundshëm.

Dikur pinim ujin e rubinetit. Sot pimë ujë të amballazuar për të cilin thuhet dhe këtu do të doja një sqarim tuajin nëse mundeni, krijon mjedis vetëbakterizimi?

Sulaj: Kjo varet nga cilësitë dhe paramentrat që është prodhuar në fillim. Nëse ai nuk hapet është i sigurt. Më i sigurt është uji i rrjedhshëm dhe jo depozitimi i tij.

Kush i kryen analizat për raste të tilla dhe sa herë kryhen?

Sulaj: Ka dy mekanizma vetë kompania dhe një menkanizëm e ka AKU.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy