A është e kopjuar edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës? Flet autori

A është e kopjuar edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës? Flet autori

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte e kopjuar, pasi ngjante me një agjenci turistike në Gjermani.

Pas debatit që u bë për logon e parë, Presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Por, siç duket edhe logoja e dytë e bërë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është e ngjashme me logon e partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Në kongresin e BDI-së, në vitin 2015, ishte përdorur pikërisht logoja që tani Presidenca e Kosovës, ka përzgjedhur për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Kjo logo ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, por Këshilli Organizativ ka vendosur që ajo jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve.

Por Zeni Ballazhi, autor i logos së dytë, ka thënë për "Telegrafin" se logoja dhe Medalja Presidenciale si shenjë festive, ngjyrat e logos vizualisht janë nga flamuri i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, kjo logo është kompozuar figurativisht me shiritat festiv të cilët krijojnë numrin dhjetë bashkë me simbolin e shtetit, kombinim i numrit me simbolet e shtetit si një mesazh feste për shënimin e këtij viti jubilar.


MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy