Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se në mbledhjen që Basha zhvilloi të martën mbrëma pas vendimit të Gjykatës së Apelit, krerët e degëve i kanë kërkuar atij të mbajë një qëndrim përndryshe secili do të vendosë vetë.
Kume tha se sipas informacioneve të tij, Çollaku, Bani dhe Nebiaj janë pro bashkimit me Berishën, ndërsa Alibeaj nuk është pjesë e këtij grupi.

Në dijeninë time zoti Alibeaj nuk është në grupin që do të bashkohet. Ka konfirmuar që nuk shkojë tek kjo pjesa, ka thënë se e ka ndarë qëndrimin e tij, por i ka thënë Bashë që na thuaj si lider se çfarë do bëjmë. Basha nuk ka thënë asgjë deri tani.
Shumë prej drejtuesve të degëve i kanë thënë Bashës, ‘ne jemi policët, ne presim direktivat nga komandanti se çfarë do bëjmë. Nëse jeni pa një qëndrim secili do shpërndahet do marrë vendimet e veta’.
Disa prej deputetëve pranë Bashës kanë qasje për t’u bashkuar. Çollaku p.sh. mbështet tek flamuri, logo. Zonja Bano, Nebiaj gjithashtu.



