Pas vdekjes së Janullatos Mustafa Nano përballë profesorit Nexhmedin Spahiu në emisionin ‘Arnautistan’ u shpreh se nga vëzhgimet e tij ai ka luajtur një rol të shkëlqyer në mesazhin që ka dhënë, por e ka lënduar Autoqefalen e kishës ortodokse shqiptare duke qenë grekë dhe sipas tij nuk ka rëndësi nëse ishte grek i mirë apo i keq, kjo mund ta ketë kthyer përmbys në varr Fan Nolin.
Lidhur me këtë, Spahiu u shpreh se pas gabimit të vetë shqiptarëve me prishjen e të gjitha kishave dhe xhamive kjo ishte një zgjedhje e detyruar sepse s’kishte njerëz të shkolluar.
Ai theksoi se patjetër që e ka lënduar, por nuk e ka shembur, ajo ka ngelur prapë kisha autoqefale shqiptare dhe është prapë e njohur.
E para statusi i parë i kishës autoqefale shqiptare ishte që kryepeshkopi duhet të jetë me etni dhe shtetësi shqiptare, Janullatos nuk ishte, shtetësinë e mori por etninë s’mund ta ndryshonte kështu që shtrohet pyetja kush i ka faj shqiptarëve që ju vranë të gjithë prelatët shqiptarë. Askush nuk na ka faj se në 1967 u mbyllën kishat dhe xhamitë, kjo ishte një çmenduri shqiptare dhe çmimi duhej paguar për këtë.
Ndërkohë kur nga ‘67 deri ‘91 kanë kaluar 24 vite dhe në këto vite ti nuk kishe vazhdimësi, s’kishte njerëz të rinj të shkolluar, s’kishte kush ta ringjallte kishën shqiptare prandaj kjo ka qenë një zgjedhje e detyruar, patjetër që e ka lënduar, por nuk e ka shembur, ajo ka ngelur prapë kisha shqiptare është prapë e njohur.
Kisha e Malit të Zi akoma po lufton për njohje, kisha maqedonase u njoh vitin e kaluar, deri atëherë nuk ishte e njohur. Kisha shqiptare e njohur vazhdoi të jetë dhe në vitet kur printe Janullatos dhe sot e njohur nga të gjitha kishat e tjera ortodokse dhe kjo është diçka e mirë.



